Një 20- vjeçare është proceduar penalisht në Rinas, pasi tentoi që të transferonte ilegalisht jashtë shtetit 12 mijë e 450 euro.
Policia njofton se e reja, e identifikuar me inicialet I.K. banuese në Tiranë, kishte futur shumën e parave të padeklaruara në një çantë.
Tashmë mbi 20-vjeçaren rëndon akuza “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”, ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbuluar destinacionin e parave./ Opinion.al