Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 100 mjekë të larguar këtë vit nga Kosova, punonjësit e shërbimit mjekësor tregojnë arsyet pse po ikin

2024/12/28 at 10:28 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbi 100 mjekë të larguar këtë vit nga Kosova, punonjësit e shërbimit mjekësor tregojnë arsyet pse po ikin

Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, por askush nuk e thotë se si të ndalen ata.


Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) thonë vetëm se “ata ikin me vullnetin e tyre” – nuk tregojnë nëse kanë ndonjë plan a strategji për t’i joshur që të qëndrojnë.

Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit. Më 2023, kjo shifër ishte 167, ndërsa në periudhën 2018-2022, mbi 650.

“Largimi i kuadrove të reja shëndetësore e dëmton seriozisht sektorin e shëndetësisë në vend”, thonë në Odën e Mjekëve për Radion Evropa e Lirë.

Dhe, kjo është e dukshme. Pacientët presin me muaj, nëse jo vite, për disa shërbime, ndërsa shumë aparatura të reja as që shfrytëzohen, sepse nuk ka profesionistë.

Pse largohen mjekët?

Dr. Shpendi – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë – është në mesin e 18 mjekëve, që e braktisën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2024.

I specializuar për gastroenterologji, ai thotë se nuk ka mundur t’i bëjë ballë “burokracisë” dhe “monopolit të hekurt” në klinikë. Sipas tij, në QKUK ka kontroll të plotë mbi një pjesë të stafit, që “nuk i mirëpret gjeneratat e reja”, shkaku i konkurrencës.

“Shefi i klinikës, bashkë me ata të reparteve, nuk na kanë lejuar të punojmë. I kam kryer të gjitha obligimet, të gjitha ato trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe nuk më kanë lejuar ta tregoj atë dijeni”, thotë dr. Shpendi.

Ai shton se përderisa ekziston ky “mentalitet i vjetër” i udhëheqjes së klinikave, stafi nuk do të rrijë aty. Doktor Arbër Muriqi është larguar nga Kosova dy vjet më parë, por për një arsye tjetër: paga.

Në Kosovë, paga e mjekut specialist aktualisht është rreth 1.200 euro. Paga mesatare në vend sillet në rreth 570 euro. Muriqi thotë se punon në një spital në Tyringen të Gjermanisë, ku paga fillestare ka nisur me 5.000 euro.

“Kam ardhur këtu… punoj, marr një pagë të dinjitetshme, bëjmë një jetë të mirë dhe i ndihmojmë familjet”, thotë anesteziologu Muriqi për Radion Evropa e Lirë i cili po specializon për neurologji.

Në spitalin gjerman ku punon, thotë se ka edhe infermierë e mjekë të tjerë nga Kosova. Si mund të parandalohet ikja e mjekëve?

SHSKUK-ja, e cila mbikëqyr QKUK-në dhe shtatë spitalet rajonale të Kosovës, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka ose planifikon ndonjë strategji për të penguar ikjen e mjekëve. Ngjashëm as QKUK-ja.

Hana Xhemajli, specialiste për hulumtim të politikave globale shëndetësore, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë strategji të qartë për sistemin shëndetësor dhe stafin mjekësor.

Sipas saj, ato duhet të krijojnë politika të tilla që e bëjnë stafin të ndihet i vlefshëm në Kosovë, duke pasur pagë dhe kushte të dinjitetshme pune.

Po ashtu, duhet të stimulohet zhvillimi profesional i tyre dhe të ofrohen mundësi për avancim. Radio Evropa e Lirë ka raportuar shpesh për kushte të mjera në spitale, aparatura të ndryshkura, apo mungesa të gjërave elementare si çarçafë.

Gjithashtu, mungesa e barnave gati se është problem i zakonshëm dhe i detyron pacientët t’i blejnë vetë ato. Xhemajli thotë se Kosova, për më tepër, ka një popullsi në plakje dhe përmirësimi i kushteve duhet të bëhet urgjentisht.

“Brenda 20 vjetësh, ne do të kemi një popullsi shumë më të vjetër dhe ne nuk kemi asnjë zgjidhje se si ta mbajmë stafin këtu dhe si t’ua mundësojmë këtyre institucioneve që veç i kemi, të jenë më funksionale”, thotë ajo.

Vendet si Gjermania apo të tjera në Bashkimin Evropian arrijnë t’i adaptojnë shumë shpejt mjekët nga Kosova, për shkak të kushteve që u ofrojnë, sipas saj.

Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë ka vlerësuar në raportin e vitit 2023 se mbi 10.000 njerëz, tash e sa muaj apo vite, janë në lista të pritjes për procedura të ndryshme mjekësore – nga operacionet në zemër deri tek ato në sy.

Për këtë gjendje, Zyra e Auditimit ka fajësuar mungesën kritike të personelit mjekësor, veçanërisht të anesteziologëve. QKUK-ja ka Klinikën e Anesteziologjisë me 48 anesteziologë – shumë më pak se 100, sa do t’i duheshin, sipas udhëheqësve të saj.

Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se mungesa do të vazhdojë edhe për disa kohë. Në vitin 2025, sipas tij, mbi 15 mjekë pritet ta përfundojnë specializimin e tyre në anesteziologji, por është e pasigurt se sa prej tyre do të punojnë brenda sistemit shëndetësor shtetëror, pasi shumë e kanë financuar vetë arsimimin e tyre – çfarë do të thotë se nuk janë të detyruar të punojnë aty.

Ndaj, pa një qasje të qartë dhe të qëndrueshme për adresimin e këtyre sfidave, Kosova duket se rrezikon të humbasë një brez të tërë profesionistësh shëndetësorë, duke i përkeqësuar edhe më tej kushtet në sektorin e saj të shëndetësisë./Radio Evropa e Lirë



Ju sugjerojmë

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 2:08 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus
Aktualitet

Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

15 Maj, 2025 1:26 pm
Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
Aktualitet

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

15 Maj, 2025 1:24 pm
Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Aktualitet

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 2025 1:05 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

15 Maj, 2025 1:02 pm
Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
Aktualitet

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

15 Maj, 2025 12:52 pm
Para
Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision, Rama nuk u ka dëgjuar këngën: Festivalin nuk e ndjek prej vitesh

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision, Rama nuk u ka dëgjuar këngën: Festivalin nuk e ndjek prej vitesh

Pronari i dënuar në Francë për drogë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e bizneseve te “Myslym Shyri”

Pronari i dënuar në Francë për drogë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e bizneseve te "Myslym Shyri"

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, vajzat nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i zi

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, vajzat nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i zi
















TE FUNDIT

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
15 Maj, 2025

Nuk i ka kursyer batutat me gazetarët britanikë, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun britanik. Duke i uruar...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Borsh–Fterrë. Sipas uniformave blu mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com