Kili po përballet me ditë të vështira për shkak të përfshirjes nga zjarri i një prej lagjeve të varfra të qytetit bregdetar të Valparaíso.,
Sipas autoriteteve, flakët kanë djegur mbi 100 banesa, ndërkohë, qindra banorë u larguan me shpejtësi nga banesat.
Mësohet se banorët kanë humbur gjithçka kishin për shkak të zjarrit. Një numër i madh zjarrfikësish u angazhuan për vënien në kontroll të flakëve që rrezikuan dhe dy lagje të tjera pranë.
Valparaiso, është një qytet që frekuentohet shumë nga turistët në Kili për shkak të shtëpizave të tij karakteristike prej druri./ Opinion.al