Policia e Lezhës ka vënë në pranga 34-vjeçarin, Aleks Dokaj dhe ka proceduar penalisht shtetasin Sokol Idrizi, pasi iu gjetën ilaçe me vlerë 10 mijë euro pa elementë sigurie.
“U vu në pranga pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi A. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave”, njoftoi policia.
Ndërkohë një administrator i një kompanie farmaceutike është vënë në pranga pasi në makinën në pronësi të makinës u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore./Opinion.al