Pesë persona nga Kosova janë vënë në pranga nga policia në Rinas.
Sipas uniformave blu dyshohet se këta shtetas do fusnin në Shqipëri barna të dyshuara të kontrabanduara që më pas përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Personat e përfshirë janë vënë në pranga: B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.
Uniformat blu thonë se në 14 valixhe, bagazhe të të arrestuarve, janë gjetur mbi 1 milionë tableta të dyshuara të kontrabanduar me peshë 417 kg.
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në aeroportin e Rinasit, në hyrje të RSh-së, do të paraqiteshin disa shtetas të cilët në bagazhet e tyre dispononin mallra kontrabandë, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transit”.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit kosovarë 45 vjeç, 34 vjeç, 23 vjeç, 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), janë konstatuar 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 417.1 kg, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit shërbimet e Policisë i gjetën 300 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani.
Medikamentet mjekësore, shuma 300 000 euro dhe 6 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë./Opinion.al