Banesa e familjes Sula në Manzë të Durrësit është shembur tërësisht nga tërmeti, i cili goditi vendin më 26 Nëntor. E strehuar në çadër për Ardjana Sulën dhe të gjithë familjen ka ardhur një mrekulli.
Ajo ndodhej në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajsel. Këtë lajm e ka ndarë në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
“Mrekullia e jetës! Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm”,- shkruan ministrja.