Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbetet në burg bashkëpunëtori në vrasjen e 17- vjeçares, mohon përfshirjen

2018/12/30 at 4:07 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbetet në burg bashkëpunëtori në vrasjen e 17- vjeçares, mohon përfshirjen

Gjykata Penale në Tiranë vendosi sot masën “arrest me burg” për Roland Muzhaqin.


Behet fjale per te riun qe u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17- vjeçare Griselda Gjikolaj, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar, Robert.P.

“Panorama” shkruan sot se Ronald Muzhaqi, i riu që u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola, ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke refuzuar të japë dëshminë e tij.

Ai akuzohet per “Përkrahje e autorit të krimit”. Nga ana tjetër, Robert P., 19-vjeçari nga Tropoja, i cili dyshohet të jetë personi që ka shkrepur armën, duke vrarë adoleshenten e duke plagosur 23-vjeçarin Erjon Benga, ende nuk është arrestuar nga Policia.

Ai vijon të jetë në kërkim dhe mësohet se Policia ka shpërndarë fotografinë e tij në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për ta ndaluar që të largohet nga Shqipëria.

 

Arrestimi dhe si u zbulua 

Ai dyshohet të jetë personi që është filmuar nga kamerat bashkë me autorin e shpallur në kërkim Robert P., 19 vjeç, para, gjatë dhe pas momentit të krimit. Megjithatë, burimet thanë se Muzhaqi nuk ka qenë i armatosur dhe personi që dyshohet se ka shkrepur armën, duke tentuar të vrasë Erjon Bengën, me të cilin kishte pasur konflikt, por nga të shtënat ka mbetur e vrarë vajza që ai pëlqente, Griselda Gjikola.

Sipas burimeve, në momentin që i ka parë duke u futur në makinën tip “Mercedez Benz”, me targa AA 266 MS, Robert P., i shoqëruar edhe nga i arrestuari, është afruar duke qëlluar të paktën 4 herë me armë zjarri.

Nga këqyrja e automjetit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se objektiv i atentatit ka qenë 23- vjeçari Erjon Benga, që mbeti i plagosur. Autori ka qëlluar nga xhami i pasmë i makinës në krahun e shoferit, ku ndodhej i plagosuri, por plumbat kanë goditur edhe 17-vjeçaren që ndodhej në sediljen e parë.

 

KAMERAT E SIGURISE

Policia ka sekuestruar dhe ka verifikuar kamerat e sigurisë së disa bizneseve private në vendin ku u vra 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos Erjon Benga. Gjithashtu janë verifikuar edhe disa kamera të tjera përreth vendit të ngjarjes, për të parë rrugën që kanë ndjekur autorët e ngjarjes, para dhe pas ngjarjes.

Burimet thanë se nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori i dyshuar Robert P. dhe miku i tij tashmë i arrestuar, Roland Muzhaqi, shfaqen qartë në kamera, edhe pse mbanin kapuça në kokë. Sipas pamjeve filmike, i dyshuari ka pritur momentin kur çifti të futej në makinë dhe sapo mjeti është ndezur, është afruar duke qëlluar 4 herë në drejtim të shoferit, nga xhami i pasmë i makinës.

Menjëherë pas krimit, 19-vjeçari Robert P. dhe miku i tij Muzhaqi largohen me vrap nga vendi ngjarjes, moment ky që po ashtu është filmuar nga kamerat e sigurisë. / Panorama

Etiketa: 17 vjecarjaautoriburggjyqigriselda


Ju sugjerojmë

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Çfarë duhet të konsumoni natën e Vitit të Ri për fat dhe mirëqenie në 2019

Çfarë duhet të konsumoni natën e Vitit të Ri për fat dhe mirëqenie në 2019

Punime në autostradën Tiranë- Durrës, nga 4 Janari qarkullimi do devijohet

Punime në autostradën Tiranë- Durrës, nga 4 Janari qarkullimi do devijohet

Mbyten dy persona në Pogradec, nuk gjendet njëri nga trupat
















TE FUNDIT

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
25 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e...

Lexo më shumë

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
25 Dhjetor, 2025

Fermerët francezë që vijojnë të mbajnë të bllokuara disa akse rrugore në jugperëndim të Franca festuan Krishtlindjen në protesta, pas...

Lexo më shumë

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
25 Dhjetor, 2025

Nga kthimi i bujshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein
25 Dhjetor, 2025

Më shumë se 1 milion dokumente të reja, të cilat konsiderohen “potencialisht të lidhura” me çështjen e Jeffrey Epstein, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com