Tre pushues turq, të cilët mbetën në det pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt, janë shpëtuar nga efektivët e Policisë Kufitare të Sarandës.
Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det.
Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.
3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.