Mbështeti autorin e vrasjes te “Fan Noli” dhe nxiste dhunë në Tik Tok, merret në hetim një 16-vjeçar

Kjo video e postuar në Tik Tok nga një i mitur, pak orë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës “Fan Noli”, duke mbështetur autorin e krimit është vënë në hetim nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçar shqiptar, me vendbanim në SHBA.

Video e publikuar dhe bërë virale në rrjetin Tik Tok, tregon një komunikim që i mituri ka me një person të paidentikuar që sipas tij është i afërm me autorin e vrasjes me thikë të 14-vjeçari, M.C mesditën e së hënës.

Sipas policisë në këtë video të publikuar në Tik Tok, 16-vjeçari nxit urrejtje dhe grindje mes bashkëmoshatarvë të tij, si dhe i këshillon ata të përdorin armë të ftohta në konflikte.

Pas identifikimit të tij dhe vënies në hetim nga krimi kibernetik në policinë e Tiranës, i mituri ka bërë një tjetër reagim ku shfaqet i penduar për veprimin e kryer.

Për videon për të cilën policia thotë se nxitet urrejtje, në lëvizje është vënë dhe AMA e cila pas disa verifikimeve të kryera arriti të fshijë atë material nga rrjeti social Tik Tok.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT