Mbështetësit e opozitës vijojnë protestat kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.
Pasditen e sotme protestuesit e opozitës në Burrel po zhvillojnë një protestë-marshim drejt KZAZ-së nr.16, duke kërkuar lirimin e saj nga materialet zgjedhore, si dhe të mos zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit.
Mbështetësit e opozitës janë përplasur me punonjësit e policisë të cilët janë caktuar për mbrojtjen e KZAZ-së.
Ndërkohë, protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të Burrelit që të bojkotojnë zgjedhjet lokale që do të zhvillohen ditën e diel./ Opinion.al E.Xh.