Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbështetësit e Assadit paralajmërohen kundër fshehjes në Gjermani

2024/12/15 at 12:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbështetësit e Assadit paralajmërohen kundër fshehjes në Gjermani

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, kanë paralajmëruar të gjithë mbështetësit e regjimit të rrëzuar të liderit sirian, Bashar al-Assad, që të mos tentojnë të fshihen në Gjermani.

“Secilit prej torturuesve të regjimit të Assadit që mendon të ikë në Gjermani, mund t’i them se do t’i mbajmë të gjithë përgjegjës, me gjithë forcën e ligjit, për krimet e tyre të tmerrshme”, ka thënë Baerbock për gazën gjermane, Bold am Sonntag.

Ajo ka thënë se agjencitë ndërkombëtare të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës duhet të punojnë ngushtë.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përgjatë regjimit të Assadit besohet se dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar padrejtësisht, janë torturuar dhe vrarë.

Faeser ka thënë se tani ekzistojnë kontrolle në të gjitha pikat kufitare të Gjermanisë.

“Jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm. Nëse mbështetësit e regjimit të Assadit tentojnë të ikin në Gjermani, ata duhen ta dinë që pak vende do t’i ndjekin më rreptë krimet e tyre sesa Gjermania. Kjo le t’i ndalojë nga tentimi”, ka thënë Faeser për gazetën. Ndërkohë, në Gjermani është shumë aktual debati nëse rreth 1 milion refugjatët që janë strehuar në këtë vend duhet të shkojnë në vendlindje.

Shefi i sindikatës Verdi, Frank Werneke, është kundër kësaj ideje. “Qoftë në sektorin e kujdesit, në spitale, në dërgim të postës, dhe në shumë profesione tjera, njerëzit që kanë ikur nga Siria, i ndihmojnë vendit që të funksionojë”.

Edhe Christiane Benner, shefe e sindikatës tjerër të punëtorëve, IG Metal, ka thënë se vendi ka nevojë për forcë punëtore prej jashtë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, aktualisht në Gjermani jetojnë 975,000 sirianë.

Zyra Federale për Migrantë dhe Refugjatë i ka pezulluar vendimet për azil për sirianët, për shkak të ndryshimit të situatës në Siri. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar ofrimin e 1.000 eurove për secilin sirian që dëshiron të kthehet në shtëpi. Disa zyrtarë tjerë gjermanë e kanë kritikuar qëndrimin e tij./Rel

Ju sugjerojmë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Virozat e stinës/ Dyndje në pediatri, rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët në Elbasan

Virozat e stinës/ Dyndje në pediatri, rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët në Elbasan

Rama: Dëbora e Valbonës, ogur i mirë i nisjes së një sezoni fantastik të turizmit dimëror

Rama: Dëbora e Valbonës, ogur i mirë i nisjes së një sezoni fantastik të turizmit dimëror

BSH: Në 9 muaj emigrantët sollën 772 milionë Euro

BSH: Në 9 muaj emigrantët sollën 772 milionë Euro

TE FUNDIT

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com