Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur në oborrin e selisë blu.
Me pankarta në duar, pritet që të nisen drejt Kryeministrisë ose nëpër institucione të ndryshme.
Edhe deputetët demokratë ndodhen ende në seli dhe pritet marshimi së mashku me mbështetësit.
Kujtojmë se opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile deri në qeveri teknike. Edhe aleatët e PD kanë mbërritur tek selia blu.