Mbërritja e Kombëtares së Futbollit në Shqipëri, që parashikohet diku rreth orës 15.30 do të shoqërohet me masa të larta sigurie mha ana e Policisë së Shtetit. Njoftimi bëhet i ditur nga vetë Policia, e cila ka kaluar në gatishmëri të lartë. Autobusi i Kombëtares do të shoqërohet edhe nga Policia Rrugore gjatë itinerarit Rinas-Tiranë, ndërkohë që mësohet që kryeministri Rama do shtrojë një darkë për Kombëtaren në Hotel Plaza. Kombëtarja ndërkohë është nisur nga Franca dhe mendohet të mbërrijë në Shqipëri në orën 16.00.