Një kroçiere me 326 turistë në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës.
“Club Med II” me flamur francez ka lundruar nga brigjet e Brindizit për në Vlorë, ku do të qëndrojë deri në orën 18:00 në radën e Vlorës dhe më pas do të niset për destinacion në Qefalonja, në Greqi.
Pasagjerët vijnë nga vende të ndryshme të botës si: Francë, Belgjikë, Itali, Algjeri.
Ata pritet të vizitojnë pikat e ndryshme turistike të qytetit bregdetar.