Ka mbërritur në Shëngjin rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm anija Libra me 8 emigrantë nga Italia e nisur dy ditë më parë.
Emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse dhe më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
Ky është grupi i dytë që mbërrijnë në vend pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila kërkonte kthimin e emigrantëve me arsyetimin se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së tyre, janë të pasigurta.
Pas vendimit të gjykatës, qeveria italiane miratoi një dekret. Sipas këtij vendimi, në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantët burra nga vendet të sigurta që kanë pak gjasa për të fituar të drejtën e azilit.