Ervin Salianji pritet të vetëdorëzohet këtë pasdite, pas vendimit të djeshëm nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie.
Avokati i deputetit demokrat, Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërkohë që Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar.
Sipas informacioneve, Braho po kryen aktet e fundit procedurale lidhur me ekzekutimin e vendimit ndaj Salianjit.
Jashtë ambienteve të DVP Tiranë janë mbledhur shumë mbështetës, të cilët u thirrën nga Grupi Parlamentar i PD-së.