Në kuadër të aksionit kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, nga ana e Sektorit Te Hetimit Tatimor dhe Task-Force ne Drejtorine e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim edhe me Prokurine Task-Force te Rrethit Gjyqësore Korce si dhe Drejtorine e Hetimit Doganore u finalizua sot operacioni “Magazina” në kuadër te te cilit u be i mundur arrestimi në flagrancë i tregtarit Ilir Treska.
Arrestimi i këtij personi u bë pas informacioneve të grumbulluara për një veprimtari të paligjshme, e cila dyshohej se zhvillohej në adresën lagjia “Numër 8” pranë Pazarit të Korçës.
Pas kontrollit të ushtruar në këtë vend në një “magazinë” të ndodhur pranë vendushtrimit të aktivitetit, e cila ishte në adminstrimin e shtetasit Ilir Treska është gjetur një sasi e konsiderueshme produktesh kontrabandë me vlerë rreth 40.000 euro, të paketuara dhe ambalazhura me mbishkrime greke. Gjithashtu nga ana e Drejtorisë Hetimit Tatimor është bere i mundur Inventarizimi i të gjithe produkteve të cilat mbaheshin dhe ruheshin për tregtim nga Andministratori i subjektit Z.Ilir Treska, me qëllim vlersimin korrekt të situatës financiare si dhe dokumentimin ligjor të shmangieve fiskale.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprat penale te “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, “Fshehjes te te ardhurave”./balkanweb