I dënuari me burgim përjetë, Sokol Mjacaj, i cili mesditën e 15 Dhjetorit vrau në qeli Arben Lleshin, do të dalë këtë të martë në gjyq.
FNSH dhe forcat Shqiponja kanë krijuar Perimetrin e Sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit para fillimit të seancës ndaj 28-vjeçarit.
Ndërkaq, mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Sokol Mjacajt, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.