Mërgim Mavraj ka paralajmëruar se Kombëtarja shqiptare do të befasoj edhe në Kampionatin evropian ‘Franca 2016’
Këto komente mbrojtësi i Kolnit i ka bërë gjatë një konference për media nga Durrësi, ku është grumbulluar me kuqezinjtë për dy miqësoret e radhës ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.
“Pas suksesit me kualifikimin ne Europian, tani fillon puna për ndeshjet në grupe. Jam i lumtur qe i shoh këta futbolliste që kemi luajtur bashkë gjatë eliminatoreve. Këto miqësore janë një mundësi për te treguar vlerat tona dhe për t’ia bërë të vështire trajnerit ne zgjedhjet e tij. Konkurrenca është diçka e mire dhe krahasuar në vitet e shkuara është diçka pozitive për skuadrën. Sot jemi 25 futbolliste dhe është një vlere e madhe për Shqipërinë”, ka thënë ai.