Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i përgatitjeve për sezonin e ri, Këlni duket se po e mendon seriozisht për shitjen e Mërgim Mavrajt. Mediat gjermane raportojnë se Këlni po interesohet për të marrë nga Dortmundi qendërmbrojtësin Neven Subotiç. Nëse ky operacion realizohet, logjikisht një qendërmbrojtës duhet të largohet, sepse Këlni ka 4 të tillë në këtë moment. Duke pasur parasysh se Mavraj është lojtari që kërkohet më shumë në treg dhe ka pasur edhe interesim zyrtar nga Turqia, ku e do Beshiktashi, atëherë supozohet se pikërisht qendërmbrojtësi shqiptar mund të largohet.