Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maturantët me mesatare nën 6 s’hyjnë në universitet. Si llogaritet

2016/06/02 at 9:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maturantët me mesatare nën 6 s’hyjnë në universitet. Si llogaritet

Këshilli i Ministrave miraton propozimin e Ministrisë së Arsimit për të mos futur në universitet maturantët që në vitet e gjimnazit nuk kanë së paku mesataren gjashtë. Kjo është bërë publike prej muajsh, ndonëse ka marrë miratim vetëm një ditë më parë nga qeveria. Vendimi pritet të shkojë në Parlament nga ku do të diskutohet në komisione me grupet e interesit.
Mesatarja dysheme si kusht për të aplikuar në universitete është pjesë e ligjit për arsimin e lartë, i cili ua lë në dorë institucioneve të arsimit të kryejnë përzgjedhjen e studentëve. E vetmja ndërhyrje e qeverisënë ligj është nota mesatare dysheme.


LLOGARITJA E MESATARES

Të gjithë maturantët e rinj e të vjetër që dëshirojnë të ndjekin studimet në një nga universitetet private të vendit duhet të kenë notën mesatare të gjimnazit më të lartë se gjashtë, si kusht për të aplikuar. Sipas vendimit të qeverisë, kjo mesatare dysheme mbetet në fuqi jo vetëm për maturantët, por edhe ata që përfundojnë studimet bachelor e dëshirojnë të ndjekin studimet master. “Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare”. Vendimi u jep fund paqartësive mbi përllogaritjen e notës mesatare. Kështu, bëhet fjalë për notën mesatare të thjeshtë përgjatë gjithë viteve të gjimnazit për lëndët specifike që kërkon çdo program studimi dhe mesataren e provimeve të maturës shtetërore.

“Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm: a)mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit; b)mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore”, përcaktohet në vendimin e qeverisë. Përjashtohen nga kushti i notës mesatare dysheme ata që nuk arrijnë këtë nivel, por kanë dëshirë të ndjekin programet e studimit një apo dyvjeçare. Kështu, gjatë kohës së aplikimit me “Formularin e aplikimit në IAL”, i cili do të bëhet publik në fundin e muajit korrik, aplikantëve me mesatare nën 6 në portalin e maturës do t’u shfaqen të gjitha degët e studimit dhe mund të aplikojnë në të gjitha (përveç atyre ku universiteti ka vendosur mesatare të dytë). Ndërsa për maturantët “pesanjozë”, nga moria e degëve të studimit, do të jenë aktive vetëm shkollat e larta profesionale. Gjithë këtë procedurë do ta kryejë Agjencia Kombëtare e Provimeve, që në ligjin e arsimit të lartë ka emrin Qendra e Shërbimeve Arsimore./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Bota

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë

12 Gusht, 2025 5:09 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Politikë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

12 Gusht, 2025 4:57 pm
Agjencia evropiane për klimën: mund të jetë sërish viti më i nxehtë në histori
Aktualitet

Sot dita më e nxehtë, 42 gradë Celsius në hije

12 Gusht, 2025 4:37 pm
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

12 Gusht, 2025 4:22 pm
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Zjarret në vend, Begaj:Banorët të bashkëpunojnë me strukturat për të mbrojtur jetën

12 Gusht, 2025 4:12 pm
Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri
Aktualitet

Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri

12 Gusht, 2025 3:56 pm
Kosovë/ Arrestohet një person, dyshohet se ka kryer krime lufte në Malishevë
Rajoni

Kosovë/ Arrestohet një person, dyshohet se ka kryer krime lufte në Malishevë

12 Gusht, 2025 3:48 pm
’10 mln € të fshehura në vetëm 2 vite!’ DPT: Kryente evazion, zbulohet subjekti në..
Aktualitet

’10 mln € të fshehura në vetëm 2 vite!’ DPT: Kryente evazion, zbulohet subjekti në..

12 Gusht, 2025 3:42 pm
Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..
Aktualitet

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..

12 Gusht, 2025 3:27 pm
‘Heronj në zjarre’/Ekipet e emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie
Aktualitet

‘Heronj në zjarre’/Ekipet e emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie

12 Gusht, 2025 3:19 pm
Para
Taylor Swift dhe Calvin Harris, i japin fund lidhjes

Taylor Swift dhe Calvin Harris, i japin fund lidhjes

Sulm me armë në komunën e Mitrovicës

Sulm me armë në komunën e Mitrovicës

Video/ Robert Berisha, këngë për femrat shqiptare

Video/ Robert Berisha, këngë për femrat shqiptare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
12 Gusht, 2025

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e...

Lexo më shumë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
12 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme në rrjetet sociale artikullin e “Wanderlust”, i cili i dedikohet Shqipërisë. Rama...

Lexo më shumë

Sot dita më e nxehtë, 42 gradë Celsius në hije

Agjencia evropiane për klimën: mund të jetë sërish viti më i nxehtë në histori
12 Gusht, 2025

Kjo e martë ka shënuar ditën më të nxehtë të valës afrikane, me temperaturë 42 gradë në hije, ndërsa në...

Lexo më shumë

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
12 Gusht, 2025

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka miratuar kërkesën që dënimi me burgim ndaj Millorad Dodikut të ndryshohet në dënim me gjobë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com