Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus, e ka parashikuar rezultatin përfundimtar të finales së Ligës së Kampionëve.
Lothar Matthaus e ka parashikuar një fitore të Real Madridit me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit në finale.
“Shumë i emocionuar për finalen e Ligës së Kampionëve sonte. Ndeshje e ngushtë por Real Madridi fiton 2:1”, ka shkruar gjermani në Twitter, përcjell Lajmi.net.
Skuadrat spanjolle e zhvillojnë sonte ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Milano nga ora 20:45.