Marco Materazzi ka zbuluar atë që ai i tha në të vërtetë Zinedine Zidane para incidentit të famshëm në Kupën e Botës 2006.
Ai pranoi gjithashtu se incidenti me Zidane i ka ndryshuar jetën pasi ai mori shumë më tepër vëmendjen e mediave.
“Që nga ajo ditë, kam marrë kërkesa për intervista nga e gjithë bota. ” tha Materazzi për L’Equipe.
“Vendosa të publikoj një libër në lidhje me këtë ngjarje sepse të gjithë më pyesin se çfarë i kisha thënë atij (Zidane) që reagoji aq fort. Fjalët e mia ishin të rënda, por nuk e meritonin atë reagim. Në çdo lagje të Romës, Napoli, Torino, Milano Paris, kam dëgjuar gjëra shumë më të rënda.“ shtoi ai.
“Kam biseduar në lidhje me motrën e tij por jo me nënën e tij, ashtu si kam lexuar në disa gazeta. Nëna ime vdiq kur isha adoleshent, unë kurrë nuk do ta fyeja nënën e tij.”