Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mason Greenwood nuk do të veshë kurrë më fanellën e Manchester United

2023/08/21 at 8:13 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mason Greenwood nuk do të veshë kurrë më fanellën e Manchester United

Mason Greenwood nuk do të rikthehet më kurrë te Manchester United. Klubi anglez ka bërë më në fund publik vendimin lidhur me sulmuesin 22-vjeçar, duke njoftuar se i ka mbyllur përfundimisht derën ish-bomberit të tyre.

“Bazuar në provat që kemi në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se materiali i postuar në internet nuk ofronte një pamje të plotë dhe se Mason nuk kreu veprat për të cilat ai u akuzua fillimisht. Thënë kështu, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat ai merr përgjegjësinë”, thuhej në hyrje të deklaratës së klubit.

Më pas, një zëdhënës i United tha se nisur nga situata e krijuar me Greenwood pas procesit gjyqësor që e mbajti atë për dy vite larg fushave, klubi dhe sulmuesi kanë rënë dakord reciprokisht se “do të ishte më e përshtatshme që ai ta vazhdonte karrierën larg nga Old Trafford”.

“Të gjithë ata që janë përfshirë, përfshirë Mason, i njohin vështirësitë që lidhen me të dhe mundësinë që ai të rifillojë karrierën e tij me Manchester United”, u shpreh ai.

Në vijim zëdhënësi i “Djajve të Kuq” bëri me dije se klubi dhe Greenwood do të punojnë për të bërë të mundur lirimin e tij.

Ndërkohë, DailyMail raporton se detajet përfundimtare janë ende duke u diskutuar, por më shumë gjasa ka që United të vendosë të përfundojë kontratën me 22-vjeçarin.

Greenwood u arrestua pasi një sërë imazhesh dhe videosh tronditëse u postuan në mediat sociale. Ai u akuzua më vonë për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese, e njëherësh sulm fizik që i shkaktoi lëndime trupore të dashurës së tij.

Edhe Greenwood në një deklaratë për shtyp është shprehur në lidhje me vendimin e marrë nga klubi pas diskutimeve mes palëve.

“Unë u rrita duke mësuar se dhuna ose abuzimi në çdo marrëdhënie është e gabuar. Nuk bëra gjërat për të cilat u akuzova dhe në shkurt u lirova nga të gjitha akuzat. Unë marr pjesën time të përgjegjësisë për situatat që çuan në postimet e mediave sociale. Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një procesi bashkëpunimi mes Manchester United, familjes sime dhe meje. Vendimi më i mirë për të gjithë ne është që unë të vazhdoj karrierën time futbollistike larg Old Trafford, ku prania ime nuk do të jetë një shpërqendrim për klubin. Falënderoj klubin për mbështetjen e tyre që kur u bashkova në moshën shtatë vjeçare. Gjithmonë do të jetë një pjesë e imja që është United”,-deklaroi Mason Greenwood.

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
“Pse është ftuar Albin Kurti”, Vuçiç i ankohet Athinës

"Pse është ftuar Albin Kurti", Vuçiç i ankohet Athinës

Studimi: Inteligjenca Artificiale ndihmon në diktimin e kancerit të gjirit

Studimi: Inteligjenca Artificiale ndihmon në diktimin e kancerit të gjirit

Këngëtarja shqiptar bën aksident me makinë: Mund të kisha vdekur (Foto)

Këngëtarja shqiptar bën aksident me makinë: Mund të kisha vdekur (Foto)

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com