Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në tregun e Tapizës në Fushë-Krujë. Ngjarja bëhet me dije nga burimet zyrtate policore rajonale.
Panorama.al mëson edhe dinamikën e ngjarjes. Bëhet me dije se dy vëllezërit, me banim në Tiranë, kishin shkuar këtë mëngjes në Tregun e Tapizës, të dorëzonin misër.
Papritur janë sulmuar nga dy persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët u kanë kërkuar lekët. Vëllezërit nuk i janë bindur autorëve të cilët kanë nxjerrë armët dhe i kanë qëlluar duke i plagosur lehtë. Më pas dy autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe pa mundur të realizojnë qëllimin: grabitjen e tregtarëve.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 09.06 2016, në orët e para të mëngjesit, në tregun e Tapizës, Fushë -Krujë janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:
- K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, banues në Tiranë. (vëllezër).
Për pasojë të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftimin Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.