Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maskat grabisin familjen në Paskuqan, terrorizohet vajza e paralizuar 

2016/12/11 at 2:12 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Maskat grabisin familjen në Paskuqan, terrorizohet vajza e paralizuar 

Persona të maskuar dhe të armatosur grabitën me armë banesën ku jetojnë një çift të moshuarish me vajzën e tyre të paralizuar në Paskuqan. Lajmi u bë me dije nga policia, e cila tha se autorët e krimit kanë marrë 300 mijë lekë të rinj dhe automjetin e pronarit të shtëpisë. Burimet zyrtare theksuan se më datë 10.12.2016, rreth orës 02:56, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshuar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.

“Këta shtetas kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur tre aparatë telefonikë, shumën monetare prej 32.000 lekësh dhe automjetin tip ‘Volksëagen’”, bëri me dije Policia. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur te diga e liqenit në Paskuqan. Nga hetimet mësohet se familja e grabitur ka një djalë emigrant në Angli dhe pikërisht ky fakt mendohet se i ka bërë ata objektiv të grabitësve. Autorët kanë menduar ose kanë pasur informacion se të moshuarit mbanin para në shtëpi, pasi kanë kthyer përmbys gjithçka në kërkim të parave.

GRABITJA ME ARMË

Pavarësisht se njoftimi për grabitjen është bërë në sallën operative të policisë rreth orës 02:56, ngjarja ka ndodhur së paku një orë e gjysmë më herët. Referuar dëshmive të dhëna nga të moshuarit e dëmtuar nga krimi, ka qenë ora 1:30 e mëngjesit, kur tre persona me armë tip pistoleta në duar, dhe me kapuça në kokën kanë hyrë në banesë.

Ata kanë thyer njërën nga dyert e shtëpisë dhe pasi kanë hyrë brenda, i kanë marrë me dhunë dy të moshuarit duke i vendosur në një dhomë. Njëri nga tre grabitësit, duke u drejtuar armën, ka mbajtur nën kërcënime dy të moshuarit pa i lënë të bëjnë asnjë veprim. Ndërkohë dy autorët e tjerë kanë përmbysur gjithç­ ka në shtëpi në kërkim të parave. Ata kanë arritur të gjejnë 300 mijë lekë të rinj, tre celularë dhe një sasi bizhuterish e më pas janë larguar duke i kërcënuar të moshuarit. Mësohet se ka qenë i zoti i shtëpisë së familjes Kurbibaj që u ka bërë me dije autorëve se kishte vajzën e paralizuar në shtëpi, por personat e maskuar dhe me armë kanë marrë paratë, celularët e bizhuteritë dhe kanë dalë jashtë shtëpisë. Ata kanë marrë edhe makinën tip “Golf 2”, që ndodhej e parkuar pranë banesës, pasi çelësat e saj i kishin gjetur gjatë kontrollit në shtëpi.

Dy të moshuarit që kanë një djalë emigrant në Angli, kanë pritur më pas policinë, e cila i mori në pyetje sapo mbërriti në banesë. Ekipi hetimor ka fotografuar dyert e thyera nga autorët dhe orenditë e dëmtuara, si dhe ka marrë në pyetje dy të moshuarit. Ata kanë thënë se autorët e grabitjes kanë qenë tre persona me maska në fytyrë dhe me armë në duar. Dy të moshuarit kanë pohuar se nuk kanë asnjë ide në lidhje me identitetin e grabitësve, por kanë shtuar se ata mund të kenë pasur informacion në lidhje me paratë pasi kanë kërkuar me ngulm në gjithë banesën.

Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar në lidhje me grabitjen me armë, ndërsa ka dyshime se autorët e krimit mund të jenë banorë të zonës. “Na vunë armët në kokë” Dy të moshuarit që jetojnë në banesën e grabitur i kanë thënë policisë se ka qenë ora 01:30 kur ata kanë dëgjuar se ka rënë dera e ballkonit. Kryefamiljari është ngritur për të parë dhe ka ndezur dritat, por në këtë kohë ka rënë dera tjetër. Pikërisht atë portë autorët e kanë thyer duke hyrë brenda banesës, ku kanë nisur kontrollin me qëllim marrjen e parave. “Na vunë armët në kokë, kërkonin që të mos i shikonin dhe pyesnin ku janë paratë”, kanë thënë të moshuarit. / Panorama

Etiketa: GRABITJEmaskatpaskuqanvajza e paralizuar

Ju sugjerojmë

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
Bota

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

15 Janar, 2026 2:32 pm
Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

15 Janar, 2026 11:41 am
E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
Bota

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

15 Janar, 2026 11:38 am
Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
Bota

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

15 Janar, 2026 10:33 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

15 Janar, 2026 9:21 am
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Para
Video/ 43 vjeçarja Heidi Klum nudo në vaskë për kalendarin e LOVE

Video/ 43 vjeçarja Heidi Klum nudo në vaskë për kalendarin e LOVE

Video/ Vizita një ditore në Shqipëri e liderit të grupit Iron Maiden

Video/ Vizita një ditore në Shqipëri e liderit të grupit Iron Maiden

Fugoni përplas 7 vjeçarin në Sarandë, niset me helikopter drejt Tiranës

Fugoni përplas 7 vjeçarin në Sarandë, niset me helikopter drejt Tiranës

TE FUNDIT

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
15 Janar, 2026

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe përparësia...

Lexo më shumë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
15 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet...

Lexo më shumë

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
15 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt...

Lexo më shumë

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
15 Janar, 2026

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com