Tashmë mbajtja e maskës është bërë një nga masat më të rëndësishme kundër COVID-19, ndërsa shumë shtete e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e saj.
Që prej fillimit të pandemisë, shumë qytetarë në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara.
Ndërkohë, një tjetër rast që ka tërhequr vëmendjen është ai i ministres belge të Shëndetësisë, Maggie De Block.
Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj. Kjo gjë ka ngjallur reagim të qytetarëve, të cilët kanë ironizuar ministren për pamjen e saj.
Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambjentet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.
Një ditë më parë në Belgjikë, që nga marsi nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi./ Opinion.al