Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 22 vite burg për 7 persona të përfshirë në skandalin e barnave të rimbursueshme. Sipas akuzës, në bashkëpunim me njeri-tjetrin këta individë i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 56 milion lekë të reja.
Ai që qëndronte në krye të kësaj skeme për hetuesit ishte farmacisti Hysni Roçi, që kishte ngritur 4 farmaci fiktive nga ku lëshonte recate false. Më pas këto recata dorëzoheshin në Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore të Tiranës, i cili bënte rimburismin e barnave.
https://www.youtube.com/watch?v=VABrq2jzb1g
Për Rocin prokurorët kërkojnë dënimin me 6 vite heqje lirie. Prokuroria thotë në konkluzionet e saj se në këtë skemë mashtrimi ka qënë i përfshirë edhe drejtori i fondit për Tiranën, Pjerin Xhuvani. Për të prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite e 6 muaj burgim për akuzën e mashtrimit e kryer disa herë.
5 vite heqje lirie u kërkuan për Edlira Marën edhe kjo zyrtare e Fondit. Ndërsa per pjesën tjetër të të pandehurve u kërkuan dënime që variojnë nga 1 vit e 9 muaj deri në 3 vite burg. Për disa nga të akzuarit u kërkua kovertimi në shërbim prove me 18 muaj.
Ndërkohë task-forca e prokurisë së Tiranës vazhdon hetimet për disa skema të tjera mashtrimi me barnat. Të akuzar janë Nadir Çausholli, ish-administrator i depos farmaceutike Omega-Farma. 2,2 milion euro dyshohet dëmi i shkaktuar shtetit nga kjo skemë.
Tv Klan