Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi akuzohet për mashtrim në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar Kastriot Komoni, banues në Norvegji, përvetësonte para duke u premtuar disa personave se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.