Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir të cilët u kapën në flagrancë duke i marrë një biznesmeni përmes mashtrimit një shumë prej 100.000 euro.
Bedri dhe Albert Vodha, përkatësisht 54 dhe 24 vjeç, në bashkëpunim me Florian Gjergji, akuzohet se u prezantoheshin biznesmenëve në rrjetet sociale si zyrtarë dhe me anë të mashtrimit u merrnin shuma të konsiderueshme parash.
Ky i fundit, i cili dyshohet si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, është shpallur në kërkim nga policia.
Vendimi i Gjykatës:
Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim B. V.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim B. V., “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A. V.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. V., “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Shpenzimet proçeduriale sië janë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve nga marrja dijeni në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Opinion.al