Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimi me recetat, zbulohet vjedhja prej 400 milionë lekësh

2016/04/15 at 5:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi me recetat, zbulohet vjedhja prej 400 milionë lekësh

Zbulohet një tjetër skemë vjedhje dhe abuzimi me 400 milion lekë me anë të recetave fiktive, në drejtorinë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tiranë.

Denoncimi është bërë nga deputetja e PD-së, Albina Deda e cila ka shkruar në profilin e saj në Facebook.

“Pak muaj më parë është bërë një kontroll në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi, një skemë abuzive me barnat për veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare. Kjo skemë është në vazhdën e ngritjes së skemave abuzive dhe heqjes qëllimisht të mekanizmit të kontrollit për barnat nga MSH në dy vitet e fundit në vendin tonë.

Nga kontrolli ka rezultuar se në periudhën Shtator 2014 deri në fund të vitit 2015 në disa farmaci të Tiranës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka rimbursuar të ashtuquajturin Neuro AID, i cili, edhe nga verifikimet tona nuk rezulton në Listën e Barnave të Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave, dhe çka është më e rënda rezulton se ky Neuro Aid-i nuk është bar apo medikament, por një suplement dhe për pasojë nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Në një situatë të tillë ky Suplement nuk duhej të rimbursohej, por për fatin e keq tonin, ky suplement është rimbursuar në rreth 4 farmaci në kryeqytet për muajt Shtator 2014-Tetor 2015 me një vlerë totale prej 40 milion lekë të reja. Këto farmaci nga të dhënat rezultojnë të jenë në pronësi të ish-drejtuesve të lartë të Fondit dhe njerëzve të lidhur me MSH (farmacia Coli’s, Geni-Lori, Nikol 2, etj).

Nga informacioni që ne disponojmë rezulton se ky suplement, ka hyrë në Shqipëri me vlerë rreth 25.000 lekë (gjithmonë të reja ) 1 kuti me 180 kapsula) dhe është rimbursuar nga Fondi për periudhën në fjalë duke variuar nga 170,000 lekë të reja për recetë çdo muaj gjatë vitit 2014, deri në vlerën 130.000 lekë të reja për recete cdo ne muaj në vitin 2015.

Pra, për rreth një vit e gjysmë është lejuar të funksionojë kjo skemë mashtrimi me Fondin e Rimbursimit si edhe nga të dhënat tona rezulton se në shumicën e rasteve ky Suplement nuk është marrë fare nga Veteranët në Tiranë, por thjesht janë mbushur receta fiktive dhe janë rimbursuar leket në farmacitë e pushtetit të sotëm.

Mësohet se pas këtij kontrolli janë marrë masa administrative (për peshqit e vegjël) por nuk dihet se si është mbyllur vlera prej rreth 40 milion lekë ( ose 400 milion lekë të vjetra). (kanë marrë vetem vërejtje disa specialistë të Drejtorisë së Tiranës)”.

Ju sugjerojmë

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..
Aktualitet

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..

21 Korrik, 2025 9:11 am
Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset
Aktualitet

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset

21 Korrik, 2025 9:03 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit

21 Korrik, 2025 8:50 am
Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..
Aktualitet

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..

21 Korrik, 2025 8:40 am
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024
Aktualitet

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

21 Korrik, 2025 8:36 am
Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

21 Korrik, 2025 8:35 am
Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca për Berishën dhe Malltezin
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca për Berishën dhe Malltezin

21 Korrik, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025 8:15 am
Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Para
DETAJET/ Ish-imami nga Pogradeci u përdor “mish për top” nga ISIS

DETAJET/ Ish-imami nga Pogradeci u përdor “mish për top” nga ISIS

Ndotet laguna e Kunes në Shëngjin

Ndotet laguna e Kunes në Shëngjin

Miriam Cani zbulon shoqen e së bijës

Miriam Cani zbulon shoqen e së bijës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..
21 Korrik, 2025

‘Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër’....

Lexo më shumë

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset
21 Korrik, 2025

Në rubrikën “Sy m’Sy”, Kryeministri Edi Rama thotë duhet krijuar një vijë e padukshme që 70%  e hapësirave të jenë...

Lexo më shumë

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
21 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” po flet për aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike. Rama u...

Lexo më shumë

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..
21 Korrik, 2025

Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com