Një 21 vjeçar nga Tirana kishte gjetur një mënyrë të pazakontë për të bërë para.
Ai ka mashtruar me qindra bastexhinj, duke pretenduar se dinte rezultate të ndeshjeve të trukuara në futboll, por kjo e ka çuar në prangat e policisë.
21 vjeçari me inicialet A.S. banues në Tiranë, dyshohet se kishte hapur një faqe në “Facebook” dhe përmes saj pretendonte se dinte ndeshjet e trukuara.
Qytetarë të ndryshëm i shkruanin dhe ai në këmbim të parave u jepte rezultate ndeshjes futbolli “të sigurta”, duke i mashtruar.