Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njofton se pikat kufitare do të jenë të mbyllura deri më 15 mars. Automjetet që do të lejohen të kalojnë janë ato të shëndetësisë, mallërave dhe qeveritare.
“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së. / Opinion.al