Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat ndaj Berishës/ Bardhi: Do votoja çdo kërkese të SPAK në Kuvend, s’kemi betejë me drejtësinë

2023/10/23 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masat ndaj Berishës/ Bardhi: Do votoja çdo kërkese të SPAK në Kuvend, s’kemi betejë me drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke iu referuar masave të SPAK ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka deklaruar se do të votonte çdo kërkese të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, por sipas tij SPAK shkeli ligjin.

Teksa theksoi se masat ndaj Berishës janë marrë pa autorizim nga Kuvendi, Bardhi tha se deputetët e opozitës edhe kur nuk janë dakord me vendimet e drejtësisë nuk kanë betejë me të.

Bardhi nënvizoi se beteja e vetme e opozitës është me Edi Ramën.

“Personalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të vecantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky eshtë edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua të sigurojë që ky skenarë do të dështojë!

Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë.

Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betejë me drejtësinë.

Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka miratuar 17 VKM brenda ditës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të shëtisë i lirë nga supervila e tij në Surrel për në Kryeministri, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka ndryshuar tre herë ligjin e koncesioneve me propozim të Klodian Zotës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të udhëtojë cdo ditë me charter si lider i një shteti të pasur, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim që kokat e sterilizimit, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, në vend që të jenë në burg janë në një sallë me Presidentin francez duke nënshkruar marrëveshje në emër të shtetit shqiptarë, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi me një ligj special favorizohet një biznesmen i përzgjedhur personalisht nga Edi Rama për të përfituar rreth 800 mijë m2 pronë publike në Portin e Durrësit dhe nuk ka asnjë veprim nga drejtësia, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi miraton ligjin për investimet strategjike për të favorizuar mikun e tij Artan Gaci dhe bashkëshortin e ministres së tij, dhe merr edhe guxim madje për të moszbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Xhacka, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi Olsi Rama, koka e laboratorit të Xibrakës, nuk është në burg por imuniteti i tij si vëllai i Kryeministrit shërben si i vetmi motiv për të promovuar prokurorin e cështjes si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi Arben Ahmetaj lejohet me vetëdije të arratiset nga Shqipëria vetëm pak orë përpara se kërkesa të vijë në Parlament, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi bashkëpunëtori i të korruptuarit McGonigal na jep leksione antikorrupsioni, pasi ka favorizuar për llogari të mikut të tij një kompani ruse në koncesionin e fushës së naftës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Beteja jonë e vetme është me Edi Ramën. Beteja jonë e vetme është për një Shqipëri më të mirë, me një qeveri në shërbim të qytetarëve dhe një qeveri të pakorruptuar. Beteja e cdo opozitari është me regjimin e Edi Ramës, keqqeverisjen e tij, korrupsionin e qeverisë së tij nga i cili vuajnë çdo ditë qytetarët shqiptarë”-tha Bardhi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
“Barazi para ligjit”, Bardhi për masat ndaj Berishës: Pa autorizim nga Kuvendi, shkelje e rëndë kushtetuese

“Barazi para ligjit”, Bardhi për masat ndaj Berishës: Pa autorizim nga Kuvendi, shkelje e rëndë kushtetuese

Dy ushtarë të diasporës shqiptare vriten në Ukrainë, Majko jep lajmin e hidhur: Dhanë jetën e tyre si heronj

Dy ushtarë të diasporës shqiptare vriten në Ukrainë, Majko jep lajmin e hidhur: Dhanë jetën e tyre si heronj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku takim në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku takim në SPAK

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com