Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut.
Bardhi shprehet se “sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën.
“Rnia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.
Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.
Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.
Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite”, shkruan Bardhi.















