Shtetet e Evropës Lindore do të përjashtohen nga zona e lëvizjes së lirë së BE-së “Schengen” së bashku me Greqinë, Spanjën dhe Italinë në kuadër të një plani radikal për ta shpëtuar lëvizjen ‘pa pasaporta’ në Bashkimin Evropian, pas krizës së fundit me refugjatë dhe sulmeve terroriste në Paris, shkruan “Daily Mail.”
Një takim i thirrurr me urgjencë i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së është mbajtur në Bruksel pas sulmeve të fundit në Paris. Mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa përpara samitit liderët kanë diskutuar për efektin e një zone më të ngushtë të lëvizjes pa pasaporta në BE.
Belgjika, Franca, Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania planifikojnë të tërheqin marrëveshjen për lëvizje të lirë, duke e kthyer në gjendjen origjinale kur anëtare ishin vetëm vendet e lartcekura, duke e krijuar një zonë “Mini-Schengen”.