Gjykata e Apelit, ka lënë në detyrim paraqitje Alban Voglin, presidentin e klubit Kastrioti, i cili një muaj më parë në përfundim të ndeshjes Korabi-Kastrioti rrahu në mënyrë barbare gazetarin e Telesport Eduard Ilnica. Gjykata e Apelit ka rrëzuar kështu vendimin për masë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ilnica u masakruar me sende të forta vetëm dy pas ndeshjes së trazuar midis Korabit dhe Kastriotit, ku pati përplasje midis tifozerisë vendase dhe stafit të ekipit mik.