Zbulohen detaje të reja në lidhje me masakrimin e Bledar Terpollarit. Pas arrestimit të dy shqiptarëve, njëri nga Tepelena i njohur me emrin Emiljano Nane, dhe një person i tretë është shpallur është zbardhur edhe shuma për të cilën shqiptari Terpollari është vrarë.
CNN shkruan mbrëmjen e sotme se nga hetimet dhe marrja në pyetje ka zbuluar se Bledar Terpollari kishte mbajtur për vete 20 mijë euro nga paratë e drogës së shitur.
Po televizioni i madh, versioni në gjuhën greke ka zbardhur edhe dëshmi të të arrestuarve, raporton syri.net.
Ata kanë treguar se vetëm njëri prej shqiptarëve, ai i shpalluri në kërkim ka bërë krimin. Ai ka hyrë në kasolle dhe dy të tjerët, të arrestuarit, kanë qenë jashtë kasolles kur kanë dëgjuar një të shtënë. Më pas trupin e të riut e ka nxjerrë jashtë dhe me një thikë që kishte me vete i kishte prerë kokën.
“Do e marr me vete në Shqipëri, për ta treguar atje ku duhet”, është ajo që ka thënë autori kryesor i masakrimit të Bledar Terpollarit, që sipas policisë greke është në Shqipëri.