Shkon në katër numri i shqiptarëve të vrarë gjatë sulmit të përgjakshëm në Mynih të Gjermanisë.
Agjensia e lajmeve “Presheva jonë” raporton se mes 9 viktimave, janë dy shqiptarë nga Kosova, një nga Shqipëria dhe një nga Presheva.
Viktima nga Presheva mësohet të jetë një 14 vjeçar.
Ndërkaq, nga Lugina e Preshevës raportohen të zhdukur gjashtë persona që nga dita e sulmeve në Mynih.
Bëhet fjalë për dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj i Preshevës dhe një person nga Bujanoca me nipin e tij.
Në mesin e të plagosurve ndodhet edhe një shqiptare nga Kosova, 44 vjeçarja Lumnije Azemi.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës.