Ali Sonboly, autori i sulmit në Mynih, ku humbën jetën 9 persona, mes tyre 3 shqiptarë, kishte nisur përgatitjet për ngjarjen që para një viti. Sipas ‘Tgcom’, bazuar në të dhënat hetimore të policisë, mësohet se 18 vjeçari kishte vizituar skenën ku ndodhi një sulm i ngjashëm si ai i të premtes, në një shkollë në Winneden. Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në vitin 2009, ku një 17-vjeçar vrau 15 vetë në ish shkollën e tij.
“Pas masakrës nuk fshihet asnjë motiv politik dhe nuk është shtyrë nga askush. Madje sulmuesi nuk zgjodhi as në mënyrë specifike viktimat e tij”, pohoi prokurori i çështjes Thomas Steinkraus. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në kompjuterin e tij u gjet edhe një foto nga Andres Breivik, i cili gjatë një sulmi me armë vrau 77 person në Norvegji në vitin 2011.
Mes viktimave të sulmit mbetën të vrarë edhe tre shqiptarë: Dijamant Zabergja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj.