Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 6 personave në Greqi. Sipas CNN grek, dyshohet se 6 viktimat e atentati janë shtetas shqiptarë, por deri më tani autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar.
Mediat greke bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve kriminale.
Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti ndërsa njëri u gjet jashtë makinës me targa gjermane.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe EKAV-ja ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën.
Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.