Greqia është tronditur nga një masakër e rëndë, ku 6 persona kanë mbetur të varrë. Ata janë zënë në pritë nga një bandë rivale të cilët i kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 25 gëzhoja, të cilat do të ekzaminohen nga autoritet.
Mediat greke deklarojnë se 6 viktimat janë shtetas shqiptarë, por deri më tani kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka patur targa shqiptare false. Të gjashtë personat kanë qenë brenda një makine dhe pesë prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa një njëri prej tyre ka arritur të dalë nga makina dhe më pas ka humbi jetën. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë dhe një motor.