Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga sulmi terrorist në Nicë, ku humbën jetën 84 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Mohamed Lahouaiej Bouhlel një 31-vjeçar, franko-tunizian u fut në turmën e njerëzve me një kamion duke marrë jetë të pafajshme teksa festohej Festa e Bastisë. Por sipas anëtarit të Asamblesë Kombëtare të Francë, Erik Sioti dy janë heronjtë e kësaj tragjedie.
Duke folur për një radio franceze, ai tregon se një police grua dhe një civil ndalën kamionistin. “Një civil iu hodh kamionit sipër dhe arriti që ta shpërqendronte drejtuesin e tij. Pas tij, mbërritën edhe dy efektivë policie që qëlluan agresorin, i cili ishte i armatosur.
Nuk do ta harrojë kurrë fytyrën e asaj policeje që u përball me agresorin dhe e ndaloi atë”, tha Sioti për radion franceze. Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e sulmit. Ai rezulton me të shkuar kriminale, por nuk ka prova që e lidhin me grupet ekstremiste.