Mediat italiane kanë zbuluar lidhjet e Chokri Chafoud, ndërmjetës mes terroristit Mohamed Lahouaiej Bouhlel dhe çiftit shqiptar të arrestuar, sa i përket masakrës në Nice të Francës.
Sipas prokurorit në Bari, Renato Nitti dhe inteligjencës franceze në vitin 2015, ai kaloi kufirin mes Italisë dhe Francës.
Tani vëmendja e hetuesve është përqëndruar tek pesë njerëzit e arrestuar, të cilët kishin lidhje dhe me Chafoud. Ai ka jetuar në Pulia dhe i ka dhënë mbështetje logjistike terroristit të Nice.
Autoritetet italianë kanë zbuluar edhe rrugën që bënin armët nga Shqipëria, drejt Pulias e më pas për në Francë.
Hetimet kryesore janë përqendruar tek çiftit shqiptar, Artan Henaj, 38 vjeç dhe Enkelejda Zaçe, 42 vjeç, që akuzohet se ka bashkëpunuar me kamionistin terrorist të Nices.
Prokurorët në Bari, sipas mediave italiane i kanë hedhur sytë edhe tek vendi fqinj, Shqipëria, ku priten të shtrihen hetimet.