Një imazh i publikuar nga ABC News i shkrepur gjatë kontrollit të pasaportave në Çikago, tregon futjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të çiftit vrasës që shkaktuan disa ditë më parë masakrën e San Bernardinos në Kaliforni.
Fotoja është bërë më 27 korrik 2014. Dhe është një nga procedurat standarde që ndiqet nga banka e të dhënave të emigracionit në aeroportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. për personat që bëjnë 5 hyrje në Amerikë.
Çifti, Syed Farook dhe Tashefen, vinin nga Arabia Saudite ku sapo ishin martuar, një ceremoni e cila është ndjekur edhe nga një tjetër në SHBA. Falë këtij raporti gruaja ka mundur mund të marrë lejen.
Pikërisht ky aspekt ka shtyrë autoritetet amerikane që të ekzaminojnë procedura të reja.