Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, burime të policisë bënë të ditur se tashmë hetimet janë zgjeruar deri jashtë kufijve. Ka dyshime se autorët të jenë larguar nga Shqipëria natën e krimit, ose ditë më pas, thonë ata.
Për këtë shkak janë duke u hetuar daljet në sistemin TIMS, duke nënvizuar kështu emra të mundshëm të cilët mund të jenë me precedentë, problematikë, apo që mund të kenë dijeni për krimin e ndodhur.
Sipas të dhënave, po hetohen daljen në pikat kufitare të Rinasit, Greqisë, Maqedonisë, por edhe me Kosovën. Zyrtarisht nuk bëhet e ditur nëse kanë vënë në rreth ndonjë emër. Nuk përjashtohet dyshimi e as dalja nëpërmjet kufirit të gjelbër, ndaj do t’u kërkohet bashkëpunim edhe policive të shteteve fqinje.