Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar pasi një masë shkëmbore ka rrëshqitur drejt e në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çarçovë të Përmetit. Masa shkëmbore ka zënë gjymtyrët e poshtme të të riut duke i pamundësuar lëvizjen. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin me inicialet Dh. V.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme”-njofton policia.
Policia bën me dije se në drejtim të fshatit janë nisur zjarrfikësit dhe ambulanca ku po punohet për nxjerrjen e të riut.