Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genci Gjokutaj, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme, ku tërhoqi një kopje të vendimit të masës së sigurisë.
Pas njohjes zyrtarisht me vendimin, nga sot nis afati 5 ditor për depozitimin e ankimit.
Kujtojmë se Meta u arrestua më 7 tetor, teksa po kthehej nga Kosova.
Ish-Presidenti po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Përveç tij po hetohet edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje.