Diplomatë të huaj kanë mbërritur sot në SPAK. Lajmi bëhet i ditur nga News24 dhe mbërritja e tyre duket se ka lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Dy ditë më parë GJKKO vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu u arrestua dhëndri i tij dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Kujtojmë se ata akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.