Është përuruar sot në Shkodër muzeu i fotografisë “Marubi”, për të cilin kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, tha se ishte një thesar tragjikisht i injoruar.
Rama nuk i ka lënë as batutat në këtë rast, teksa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ftoi atë për të zbuluar pllakatin e muzeut. Rama iu përgjigj: Unë nuk pres shirita dhe nuk zbuloj gjëra të ftohta, por do ftoja dy punonjës që e kanë ruajtur dhe e kanë mbajtur gjallë këtë.
http://www.dailymotion.com/video/x49epjk_rama-per-marubin_news
Ndërsa ftoi ambasadorët të ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
“Prit të vijnë edhe ambasadorët se ne pa ambasadorët nuk bëjmë dot gjë” tha kryeministri.
Në këtë video mund të shihni edhe ambientet e brendshme të këtij muzeu./Panorama